Aktualitet

Zjarri që u përhap në Kuvend, hetuesit e BKH-së shkojnë për të mbledhur provat

Trazirat në Kuvend kanë sjellë një ‘punë’ të re për prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH-së

E.K
Zjarri që u përhap në Kuvend, hetuesit e BKH-së shkojnë
Tensionet ne Kuvend

TIRANË- Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në Kuvend menjëherë pas seancës së sotme, ku u ndezën tymuese dhe u vu zjarri në vendin ku qëndron zakonisht i ulur Lulzim Basha. Hetuesit do të marrin në shqyrtim të gjithë skenën e ngjarjes, dhe pse u lejua të futeshin flakadanët në sallë, edhe pse u tha se deputetët iu nënshtruan një kontrolli të rreptë nga ana e Gardës.

Seanca e sotme u shoqërua me tensione të shumta, edhe pse zgjati më pak se 5 minuta. Situata u ndez shumë më parë nisjes zyrtare të seancës, ku për herë të parë pas më shumë se një muaji ishte i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Drejtuesja e seancës Lindita Nikolla vendosi përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca. Një situatë alarmante u krijua për pak çaste për shkak të zjarrit që nisi në Kuvend, pas tymueseve që u hodhën nga opozita. Garda ndërhyri në kohë duke e shuar atë, ndërkohë që edhe seanca e sotme do të jetë subjekt i SPAK.

Seanca e sotme në Kuvend zgjati më pak se 5 minuta, ku socialistët miratuan me shumicë votash të gjitha projektligjet e parashikuara, përfshirë edhe Buxhetin e vitit të ardhshëm./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB