Aktualitet

Përshkallëzohet situata/ Zjarr në Kuvend, ndërhyn me urgjencë Garda

Menjëherë në sallë u përhap panik deri në momentin që flaka e sapondezur u shua nga efektivët e Gardës së Shqipërisë.

k.m.
Përshkallëzohet situata/ Zjarr në Kuvend, ndërhyn me
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Përshkallëzohet situata në Kuvend. Një prej flakadanëve që opozita ndezi brenda sallës shkaktoi zjarr në një prej ulëseve të Kuvendit të Shqipërisë. Menjëherë në sallë u përhap panik deri në momentin që flaka e sapondezur u shua nga efektivët e Gardës së Shqipërisë. Me mjetet që mundën të siguronin rrotull tyre menjëherë shuan flakët duke frenuar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ndërkohë që situata me zjarrin, e pandodhur deri më tani kurrë më parë në historinë e parlamentit, shkaktoi reagime nga maxhoranca. Kamera e Kuvendit ka kapur ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin teksa reagonte e habitur ndaj asaj që po ndodhte në Kuvend. Megjithatë askush nuk e humbi qetësinë dhe situata u stabilizua shumë shpejt./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB