Aktualitet

E RËNDË! Gruaja shqiptare hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës së burrit

Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë.

f.t
E RËNDË! Gruaja shqiptare hidhet nga dritarja për t’i
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një nënë e re shqiptare është hedhur nga dritarja e banesës së saj, për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit. Burime për mediat italiane raportojnë se e reja shqiptare ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mjekët po përpiqen që ta mbajnë në jetë.

Dyshohet se shkak i dhunës është bërë xhelozia e bashkëshortit, i cili besonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar. Pavarësisht nga prania e dy fëmijëve të tij të vegjël, në mbrëmjen e së enjtes së kaluar burri filloi të rrihte gruan me grushta dhe shuplaka derisa ajo në përpjekje për të shpëtuar u hodh nga dritarja e banesës, e cila është ndodhet ne katin e dytë të një pallati ne via Zanardi. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë pasi kanë parë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, është vënë në pranga bashkëshorti, i cili do te gjykohet per tentative vrasje ndaj gruas se tij. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB