
TIRANË- Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur sërish sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sot, është hera e dytë që Bektashi është paraqitur në SPAK, por sërish ka refuzuar që të mos flasë për mediat. Ndërkohë që ndërtuesi ka shkuar për të përmbushur detyrimin e tij ndaj masës që i është caktuar "detyrim paraqitje", por ndryshe nga Bektashi, sërish sot, kryedemokrati Sali Berisha ka vendosur që të mos paraqitet para OPGJ-së.
Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” në kuadër të dosjes për privatizimin e ish-klubit “Partizani”. Ndaj Bektashit është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe bllokim i pasaportës. Gjithashtu e njëjta masë është vendosur edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit ka vendosur që të mos paraqitet në GJKKO, pasi sipas tij masa e sigurisë është në shkelje të Kushtetutës. Në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” ndodhet në qeli dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua më 21 tetor në aeroportin e Rinasit./Zëri.ai