Aktualitet

Zjarri pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll situatën.

M.K.
Zjarri pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër,
foto nga zjarri

GJIROKASTËR- Një zjarr është konstatuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Fushës së Aviacionit në Gjirokastër, në një kanal që ndodhet mes një sipërfaqeje bujqësore dhe zonës së aviacionit.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll situatën. Zjarri është izoluar dhe nuk raportohet për dëme në banesa, prona apo ambiente përreth.

Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar qëllimisht, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB