Aktualitet

Shoqërimi nga policia, Lapaj dhe Gashi nga komisariati: Qëndroni bashkë, nuk na ndan asgjë

Pas shoqërimit, të dy kanë reaguar nga ambientet e komisariatit përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku u bëjnë thirrje qytetarëve të vijojnë të qëndrojnë të bashkuar.

M.K.
Shoqërimi nga policia, Lapaj dhe Gashi nga komisariati: Qëndroni
adriatik lapaj dhe shpend gashi

TIRANË-  Protesta e zhvilluar sot para Parlamentit, në kohën kur në Kuvend mbahej seanca e parë plenare e sesionit të ri, u shoqërua me tensione dhe shoqërime nga policia. Mes personave të shoqëruar ishin edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe gazetari Shpend Gashi. Pas shoqërimit, të dy kanë reaguar nga ambientet e komisariatit përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku u bëjnë thirrje qytetarëve të vijojnë të qëndrojnë të bashkuar.

Lapaj u ka përcjellë një mesazh protestuesve që ndodheshin jashtë, ndërsa Gashi ka deklaruar se mes tyre nuk ka përçarje dhe se protesta nuk është kundër policisë.

“Për të gjithë ata që janë në merak. E mo Shpend! Përshëndetje.”

“Ta them tamam, sinqerisht, në ditë të vështira duken miqtë, që ke ardhur pas meje. Ke ardhur pas meje, je lëshuar.”

“Lëri ato tani! Ej, çuna, goca, qëndroni bashkë. Forca atje jashtë!”

“Nuk na ndan asgjë bashkë, asnjë lloj mentaliteti, por qëndroni bashkë. Nuk kemi gjë kundër policisë, por Rama na dha sot një dekoratë. Më tha dekoratë. Ramë, kur të japësh dorëheqjen, ishalla të trajtojnë siç na trajton ti neve!”

Reagimi i tyre vjen pas zhvillimeve të tensionuara gjatë protestës së sotme, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe shoqërime të disa pjesëmarrësve./ZËRI

Poll

MOS HUMB