Aktualitet

Vezë ndaj makinave të deputetëve, protestuesit qëllojnë edhe automjetin e Briseida Çakërrit

Mes makinave të qëlluara me vezë ka qenë edhe automjeti me të cilin po largohej deputetja e PS Briseida Çakërri.

M.K.
Vezë ndaj makinave të deputetëve, protestuesit qëllojnë
Briseida Çakërri

TIRANË- Tensionet e protestës jashtë Kuvendit janë shoqëruar edhe me incidente ndaj automjeteve të deputetëve, teksa ata po largoheshin nga godina pas përfundimit të seancës plenare.

Mes makinave të qëlluara me vezë ka qenë edhe automjeti me të cilin po largohej deputetja e PS Briseida Çakërri. Incidenti ndodhi në momentin kur disa deputetë po dilnin nga Parlamenti, ndërsa jashtë godinës vijonte protesta e qytetarëve. Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesit kanë qëlluar me vezë në drejtim të disa prej automjeteve që po largoheshin nga Kuvendi.

Vezë ndaj makinave të deputetëve, protestuesit qëllojnë

Protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, ndërsa gjatë zhvillimeve janë shoqëruar edhe disa qytetarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB