Aktualitet

KAYO/ Si u bashkuan Arjeta Puci, Ardi Veliu dhe Ron Yeffet në biznesin e armëve

Në përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, ka dy denoncime të forta, shitja e armëve të prodhuara në Afrikë dhe të paketuara në Shqipëri, për tu shitur në zonat në konflikt dhe së dyti marrja e fushave të gazit në Delvinë.

f.g
KAYO/ Si u bashkuan Arjeta Puci, Ardi Veliu dhe Ron Yeffet në biznesin e
Arjeta Puci, Ardi Veliu dhe Ron Yeffet

Kryefjala e sotme është audiopërgjimi i publikuar nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ku nëse materiali konfirmohet si autentik, atëherë organet ligjzbatuese shqiptare do duhet të shikojnë me kujdes se ccfarë është duke ndodhur me kontratat dhe ndërmarrjet që qeveria shqiptare ka ndërtuar me personazhe si Yeffet.

Në përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, ka dy denoncime të forta, shitja e armëve të prodhuara në Afrikë dhe të paketuara në Shqipëri, për tu shitur në zonat në konflikt dhe së dyti marrja e fushave të gazit në Delvinë.

Por përpara se të shkojmë atje, le të prezantojmë fillimisht publikun me 3 aktorët kryesorë të skemës Kayo. Ata janë Arjeta Puci, Ardi Veliu dhe Ron Yeffet.

Në vitin 2020, Arjeta Puci do të vinte në Shqipëri gjatë operacionit të ndihmave të pandemisë, kur Turqia i dhuroi Shqipërisë 6 autoambulanca. Në këtë moment, kryeministri, e thirri Pucin për t'ju bashkuar ekipit që do të bashkëpunonte me Kayon për prodhimin e makinave të para Made in Albania.

I dyti është Ardi Veliu. Ish- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kujtohet për shumë bëma gjatë drejtimit të Policisë së Shtetit. Por i paharrueshëm ngelet edhe për motivacionin e dorëheqjes. Me një letër dorëheqje që nëse do e kishte shkruar në provim, do të kishte ngelur në klasë, Veliu u largua nga Policia për të qendruar më gjatë me familjen. Por për fat të keq, fill pas largimit, sërish iu besua drejtimi i Kayo dhe nga dje gjendet në qendër të akuzave për trafik armësh.

Letra e dorëheqjes së Ardi Veliut:

KAYO/ Si u bashkuan Arjeta Puci, Ardi Veliu dhe Ron Yeffet në biznesin e

I treti është shtetasi shqiptaro-amerikano-izraelit Ron Yeffet. Yeffet është emri kryesor i akuzuar nga opozita se po favorizohet nga qeveria shqiptare në pika kyçe dhe strategjike të ekonomisë së vendit, ndërsa nga kërkimi elementar në Google rezulton se është i akuzuar jo pak herë për mashtrim. Kjo është treshja e Kayo. A ka të vërteta në audiopërgjim? Mbetet për tu parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB