Një figurë e krimit të organizuar, në kërkim nga SPAK për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale, i njohur për frekuentimin e lokaleve të shtrenjta në Tiranë, Dhërmi dhe Dubai, dyshohet se posedon video intime dhe materiale shantazhuese të disa moderatoreve, ish-miseve, modeleve shqiptare, madje edhe të disa gazetareve.
Personazhi kontrovers dyshohet se ka krijuar një “koleksion” videosh intime me protagoniste disa vajza të njohura të showbiz-it, por edhe persona jo publikë, të cilat dyshohet se kanë pasur marrëdhënie me figura të botës së krimit, në këmbim të shumave të parave që variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro, por edhe për interesa të tjera.
Filmimet dyshohet se janë bërë kryesisht në hotelin e trafikantit të drogës në Tiranë, i sekuestruar nga SPAK, ku besohet se ishin vendosur kamera në vende të padukshme. Hetuesit dyshohet se kanë konstatuar një sistem të fshehtë monitorimi dhe regjistrimi në dhomat e hotelit.
Në disa raste, disa moderatore të njohura dyshohet se i kanë dërguar me vullnetin e tyre dhe në mirëbesim personazhit në fjalë video intime, ku shfaqen të zhveshura. Materialet dyshohet se janë ruajtur prej tij, ndërsa disa prej tyre besohet se janë ndarë edhe me persona të tjerë të rrethit të tij.
Sipas të dhënave që qarkullojnë, videot e disa moderatoreve, ish-miseve dhe modeleve mund të jenë shpërndarë në një rreth të ngushtë personash, ku dyshohet se përfshihen edhe disa gazetarë.
Ndërkohë, shumica e vajzave dhe grave që mund të kenë pasur një raport me personazhin në fjalë apo që kanë frekuentuar hotelin e tij, dyshohet se janë filmuar pa dijeninë e tyre.
Krahas aktivitetit kriminal, ku përfshihen dyshimet për trafik droge, pastrim parash, armëmbajtje pa leje dhe korrupsion, figura e krimit të organizuar, në kërkim nga SPAK, dyshohet se ka përdorur materiale komprometuese për të shantazhuar ose përndjekur disa vajza të showbiz-it, moderatore dhe gazetare.
Dyshimet lidhen gjithashtu me monitorime, fotografime, telefonata, përdorimin e adresave anonime, letra, montazhe denigruese dhe kërcënime.
Ndërsa strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar, bazuar në informacionet e disponueshme, për lokalizimin dhe arrestimin e tij dhe të personave që dyshohet se i kanë ofruar ndihmë, SPAK pritet të vlerësojë nëse hetimi do të zgjerohet edhe për veprat penale të përndjekjes, shantazhit dhe cenimit të jetës private./prapaskena