Aktualitet

Trajtim preferencial! "VIP" e burgut të Durrësit zhvendosen në Fier

Të gjitha këto lëvizje u kryen pasi ka dyshime se këta të prangosur për shkak të statusit që kanë pasur jashtë mureve të burgjeve, janë trajtuar në mënyrë preferenciale nga gardianët dhe zyrtarët e tjerë të burgut të Durrësit.

k.m.
Trajtim preferencial! "VIP" e burgut të Durrësit zhvendosen
Foto ilustruese

DURRËS- Zhvendosen nga Durrësi të gjithë të burgosurit "VIP". Lëvizja ka nisur që sot, pas vrasjes së ndodhur në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjaçaj qëlloi për vdekje të dënuarin Arben Lleshi. Kështu që nga burgu i Durrësit, ka nisur zhvendosja e të dënuarve "VIP". 

Mësohet se të burgosurit si ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako; Alqi Bllako; ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka; kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri; ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici janë transferuar nga burgu i Durrësit. Të gjithë janë dërguar në burgun e Fierit, atje ku aktualisht ndodhen ish-shefi i Policisë Oltion Bistri; ish-shefi i Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni, ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci dhe ish-kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita.

Të gjitha këto lëvizje u kryen pasi ka dyshime se këta të prangosur për shkak të statusit që kanë pasur jashtë mureve të burgjeve, janë trajtuar në mënyrë preferenciale nga gardianët dhe zyrtarët e tjerë të burgut të Durrësit, duke thyer kështu rregullat e institucionit të dënimit.

Kështu që është vendosur zhvendosja e tyre, e cila ende nuk e ka një afat kohor. 

Vala e transferimeve ka nisur pasi pak ditë më parë u cënua rëndë siguria në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar 12 persona, por vetëm një prej tyre është vendosur në masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Hetimet vazhdojnë për të mësuar sesi u fut arma e zjarrit brenda ambienteve të qelisë për të kryer edhe ekzekutimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB