
TIRANË- Dy prej të arrestuarve nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6 për vrasjen e 2 vëllezërve. Për herë të parë është zbuluar edhe emri i shënjestrave. Bëhet fjalë për Albert dhe Edmond Nelën, njëri prej tyre Edmond Nelën, në Britaninë e Madhe për vrasje. Sipas dosjes së zbardhur në "ReportTv", shkak për vrasjen e të dy vëllezëve Nela është një konflikt i nisur për lëndë narkotike.
"Për kryerjen e veprës penale të "Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (të një sasie prej 150 kg lëndë narkotike të llojit canabis sativa nga Spanja për në Gjermani me datë 03.11.2020), "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 283/a-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal. Për kryerjen e veprës penale të "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal (në dëm të shtetasit Albert e Edmond Nela), "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a dhe 334 i K.Penal. c. Per kryerje 104 penale të "Shpërdorimi i detyrës","-shkruhet ndër të tjera në dosje.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai