
TIRANË- Zbërthehen mesazhet e shkëmbyera në aplikacionit "SkyyECC" dhe "Enchrochat", që sollën goditjen e grupti kriminal, ku mes tyre ishte edhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe Ervin Mata. "Report Tv" ka siguruar një pjesë nga dosja, në të cilën Ervin Mata komunikon në gjuhë të huaj për trafikun e një ngarkesë me kokainë nga Brazili. Konkretisht bëhet fjalë për një ngarkesë për 250 kg kokainaë që ishte nisur nga vendi i Amerikës Latine dhe destinacion kishte aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Por plani i shkoi keq dhe Ervin Mata nuk e fshehu këtë në bisedën e tij, madje më i shqetësuar ishte se do të dilte lajmi në media, sesa për sasinë e kapur.
PJESË NGA PËRGJIMET:
Rezulton se në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyECC GS4TDD, i identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar 6H06SK:57.
Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani. Lidhur me këtë bisedë, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, sasi e cila lidhur me problematikën e nxjerrjes nga aeroporti dhe mbërritjen në Frankfurt diskuton edhe në grup chat-in 6H06SK:57.
10.6.2. Me datë 29.09.2020, 140914 shtetasi Ervin Mata duke përdorur GS4TDD, komunikon me përdoruesin e paidentifikuar AOSHUI dhe i tregon që i janë kapur një sasi prej 240 kg në Frankfurt dhe të presë nesër që të dalë në gazetë.
Ata shkëmbejnë mesazhet: "...Ili un e shes me 35... Ramazanit ma ka pagu 34. Ato mund ta dun dhe ner heletik Pom!"
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Bre;anit Era;bi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai