Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët do të kalojë brenda Dhjetorit në Kuvend

Marrëveshja do të kalojë brenda këtij viti në Kuvend

E.K
Marrëveshja për emigrantët do të kalojë brenda
Rama dhe Meloni

TIRANË- Marrëveshja për ngritjen e dy kampeve të refugjatëve në Shqipëri, do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti. Kampet do të ngrihen në Gjadër dhe në Shëngjin, ndërkohë që VKM e qeverisë Rama, është futur në rendin e ditës në Komisionin e Ligjeve.

Në foto e mëposhtme, ku është kalendari i punimeve që pritet të miratohet nga Konferenca e Kryetarëve, kjo marrëveshje pritet të diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në Kuvend për shqyrtim.

Marrëveshja për emigrantët do të kalojë brenda

Marrëveshja Shqipëri-Itali do të shqyrtohet brenda datës 22 dhjetor, që do të jetë dhe seanca e fundit përpara festive të fundvitit. Në Shqipëri pritet që të qëndrojnë rreth 3 mijë emigrantë, në pritje të miratimit apo jo të kërkesës së tyre nga Italia.

Marrëveshja që u nënshkrua mes Ramës dhe Melonit është pritur me skepticizëm brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që BE është skeptike se zbatimi i saj do të sillte kërkesa zinxhir dhe nga shtetet e tjera.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB