
TIRANË- Zbardhen emrat e 5 kandidatëve nga 26 në garë, që janë zgjedhur për kreun e ri të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.
Emrat që janë përzgjedhur nga ministria e brendshme janë: Indrit Hitaj, Florian Sulejmani dhe Ramadan Çaço Xhavit Shala dhe Gentjan Shehaj.
Njëri prej këtyre emrave do të përzgjidhet nga kryeministri Edi Rama për të qenë në krye të AMP-së, me propozim të Taulant Ballës.
Balla tha dje se kreu i ri i Agjensisë së Mbikqyrjes policore do të vendoset brenda kësaj jave, ndërsa foli për rëndësinë e vetëpastrimit të radhëve të policisë nga elementët e kriminuar.
Gara për kreun e ri të AMP u hap pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga detyra, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në përgjimet e dosjes Metamorfoza.
/Zëri.ai