Aktualitet

Zbardhet ekspertiza paraprake për 3-vjeçarin: Vdekje në rrethana të papritura

Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, pasi sipas tyre shkaku i vdekjes së djalit ka qenë mbidoza e anestezisë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

E.K
Zbardhet ekspertiza paraprake për 3-vjeçarin: Vdekje në
Roland Xhaxho dhe Brian Spahiu

TIRANË- Zbardhet raporti i ekspertizës paraprake në lidhje me shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu disa ditë më parë në kryeqytet. Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania shihet vërtetimi mjekësor i shkakut të vdekjes, që thotë: “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më pare”.

Zbardhet ekspertiza paraprake për 3-vjeçarin: Vdekje në

Ngjarja e rëndë u bë publike një ditë më parë, por gjithçka ka filluar më 28 shtator, në orën 10:00 të paradites. I vogli u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë. Sipas dëshmive, Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.

Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit.

Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 Tetor, i vogli ka humbur jetën. Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, pasi sipas tyre shkaku i vdekjes së djalit ka qenë mbidoza e anestezisë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB