Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit/ Sekuestrohen kamerat e klinikës! Dyshohet se mund të jetë ndërhyrë pas ngjarjes

Efektivët kanë sekuestruar pajisjen DVR dhe po kryejnë hetime.

E.K
Vdekja e 3-vjeçarit/ Sekuestrohen kamerat e klinikës! Dyshohet se
Brian Spahiu dhe Roland Xhaxho

TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar këtë të premte kamerat e sigurisë në klinikën në pronësi të mjekut Roland Xhaxho. Kjo pasi ka dyshime të forta se regjistrimet e kamerave në ditën ku është operuar i mituri që fatkeqësisht ndërroi jetë mund të jenë fshirë. Efektivët kanë sekuestruar pajisjen DVR dhe po kryejnë hetime.

Ngjarja e rëndë u bë publike një ditë më parë, por gjithçka ka filluar më 28 shtator, në orën 10:00 të paradites. I vogli u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë. Sipas dëshmive, Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.

Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit.

Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 Tetor, i vogli ka humbur jetën. Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, pasi sipas tyre shkaku i vdekjes së djalit ka qenë mbidoza e anestezisë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB