Aktualitet

Vrau gruan/ Naim Murseli pak muaj më parë hapi biznes në Kosovë

Por me sa duket rikthimi i tij në Kosovë do të ishte tragjik për fatin e 33-vjeçares që u ekzekutua në sy të fëmijëve.

E.K
Vrau gruan/ Naim Murseli pak muaj më parë hapi biznes në
Naim Murseli

PRISHTINË- Disa muaj para se të vriste bashkëshorten e tij Liridona Murselin, Naim Murseli ishte rikthyer nga Suedia në Kosovë për ta hapur një biznes. Bëhet fjalë për Kërko.com, një aplikacion që ju vjen në ndihmë njerëzve për gjetjen e restoranteve apo shërbimeve të ndryshme në Kosovë. Por me sa duket rikthimi i tij në Kosovë do të ishte tragjik për fatin e 33-vjeçares që u ekzekutua në sy të fëmijëve.

Çfarë thoshte atë kohë Naim Murseli?

Naim Murseli: Është një platformë e kërkimit. Vetë emri tregon se ka të bëjë me kërkim.  Jemi munduar të bëjmë një platformë të kërkimit më ndryshe nga të tjerat, më të lehtë dhe me të dhëna më të sakta dhe më të shumta. Në Kosovë janë shumë biznesne të ndryshme, hotele….e pashë që nuk është shumë e lehtë me i gjet këto të dhëna. Unë jetoj në Suedi dhe aty kam punuar për këto punë. Eksperiencën time e kam sjellë këtu. Emrin e kam pas si ide prej kohësh. Pronari i emrit ka qenë një korean dhe më e dashur ta blej këtë emër dhe ai kërkonte shumë para. Nuk ka pasur domethënie për të por është spekulant i domenave dhe e ka blerë për këtë, për ta shitur. Këtu janë punë mbi 6 muaj intensive. Jemi ekip, diku 5 persona, edhe shqiptarë dhe të huaj. Ka qenë një sfidë e madhe, të dhënat janë nga ARBK, por këto të dhëna ishin shumë të pasakta dhe u ka dashur një nga një manualisht me i rregullu. Adresat ishin të gabuara, emrat jo të plotë dhe numra jo të plotë.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naim Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Ndërkohë vetë Murseli nuk ka folur para hetuesve. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./ZËRI

Poll

MOS HUMB