Aktualitet

Vrasja e Elton Javorit në Fier, arrestohet Kreshnik Gashi, ende në kërkim vëllai i tij

33-vjeçari akuzohet për "Vrasje me paramendim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"

M.M
Vrasja e Elton Javorit në Fier, arrestohet Kreshnik Gashi, ende në
Agim Gashi dhe Eltn Javori

FIER- Polica e Fierit ka arrestuar Kreshnik Gashin, i dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2023, ku mbeti i vdekur shtetasi Elton Javori. Sipas njoftimit të Policisë, Kreshnik Gashi, 33-vjeç së bashku me vëllain e tij, Agim Gashin i cili është në kërkim dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta Elton Javorin në dhjetor të vitit 2023. 33-vjeçari akuzohet për "Vrasje me paramendim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/ Ekzekutohet masa e sigurisë "Arrest me burg", për 1 shtetas të dyshuar për vrasje.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale "Vrasje me paramendim", e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e ndodhur në dhjetor të vitit 2023 në fillim u raportua se ndodhi për marrëdhënie familjare, por me pas u zbulua se në fakt sherri kishte nisur mes viktimës dhe autorëve në Gjermani. Viktima kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Ai nuk rezultonte me precedentë penalë, ndërkohë që autorët Agim (Agli) dhe Kreshnik Gashi, janë nipërit e Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier./ ZËRI

Poll

MOS HUMB