Aktualitet

Fshehu makinën e vrasësve të Elton Javorit, 70-vjeçari: Më thanë se kanë dëmtuar gomën

70-vjeçari Rexhep Puka ka deklaruar se nipat e gruas, që dyshohet se vranë Elton Javorin, e kanë lënë makinën te oborri i shtëpisë së tij, teksa i kanë thënë se e kanë lënë mjetin aty, sepse makina kishte probleme me gomat e se do vijnë ta marrin sërish.

D.XH
Fshehu makinën e vrasësve të Elton Javorit, 70-vjeçari:
Vrasja e Elton Javorit

FIER – Agim dhe Kreshnik Gashi, të dyshuar për vrasjen e Elton Javorit në Fier, pasi kanë kryer krimin, automjetin e kanë dërguar tek burri i tezes së së tyre, Rexhep Puka, në fshatin Dermanas.

70-vjeçari Puka ka thënë se vëllezërit Gashi e kanë lënë mjetin e tyre në oborrin e shtëpisë së tij, me pretendimin se e kanë lënë aty, sepse automjeti kishte probleme me gomën. “|Më thanë se kanë dëmtuar gomën e makinës. Më kanë thënë se do të vijmë ta marrim më vonë. Nuk më vunë në dijeni se çfarë kanë bërë”, ka thënë Puka në komisariat.

Rexhep Puka ka deklaruar se më tej vëllezërit Gashi janë larguar nga banesa e tij dhe nuk dihet se ku janë. Hetuesit kanë gjurmuar automjetin pas vrasjes dhe ka rezultuar se autorët e dyshuar të vrasjes kanë ecur 5-10 minuta me makinë e janë ndalur pik֝ërisht tek shtëpia e Pukës.

Policia dyshon se Agim dhe Kreshnik Gashi fshihen në rrethinat e Fierit dhe se janë duke qëndruar në një banesë të të afërmve të tyre. Efektivët deri më tani kanë kryer një sërë kërkimesh në Fier, në Dërmenas, në banesat e të afërmve të vëllezërve Gashi, por pa rezultat. Në polici janë shoqëruar për ngjarjen rreth 20 persona, kryesisht familjarë të vëllezërve Gashi. Mirëpo dëshmia e tyre nuk ka dhënë rezultat, për të gjetur vendndodhjen e Agim e Kreshnik Gashit. Referuar sistemit TIMS, autorët e dyshuar janë brenda territorit shqiptar. Elton Javori u vra më 7 dhjetor në Fier./ZËRI/

Poll

MOS HUMB