TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 31-vjeçarit Egli Pashollari, ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën "Kongresi i Lushnjës". Sipas burimeve, Pashollari është sulmuar nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë menjëherë sapo ka dalë nga makina e tij. Burime bëjnë me dije se gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz.
Mësohet se Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë që disa persona të tjerë dhe dëshmitarë në vendngjarje e kanë nisur drejt spitalit me makinën e tij, por 31-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të marrë dhe ka humbur jetën rrugës.
Në një njoftim zyrtar, uniformat blu bëjnë me dije se të dyshuarit janë identifikuar. Mësohet se personi që goditi me thikë 31-vjeçarin është identifikuar si Gazmend Buçpapa, i cili është shpallur në kërkim së bashku me 2 autorët e tjerë të sulmit. Ata janë me origjinë nga Tropoja.
Visualizza questo post su Instagram
/ZËRI