Aktualitet

Vrasja e Ylli Bezhanit në Francë, i vëllai: Ishte biznesmen, u qëllua teksa mbante picë në duar. S'ka lidhje me bandat

Ai pretendon se autori, një 25-vjeçar u ka shkuar drejtpërdrejt shqiptarëve dhe i ka qëlluar sapo i ka pyetur për emrin, por që sipas tij nuk ka pasur asnjë motiv.

F.m
Vrasja e Ylli Bezhanit në Francë, i vëllai: Ishte biznesmen, u
Saimir Bezhani

FRANCË- Vëllai i Ylli Bezhanit, shqiptarit që mbeti i vrarë në Francë, Saimir Bezhani ka treguar se ngjarje nuk ka ndodhur si pasojë e përplasjeve mes grupeve. Në një intervistë për Reportv TV, Saimir Bezhani shprehet se Ylli ishte sipërmarrës individual me qendër në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX (33370), i specializuar në sektorin e punimeve të mbulimit të dyshemeve dhe mureve dhe se nuk kishte lidhje me asnjë biznes illegal. Ai pretendon se autori, një 25-vjeçar u ka shkuar drejtpërdrejt shqiptarëve dhe i ka qëlluar sapo i ka pyetur për emrin, por që sipas tij nuk ka pasur asnjë motiv.

"Ditën e dielë vëllai, nipi dhe djali im dolën në darkë për të darkuar jashtë. Në një lagje në Grenovël, morën pica për të ngrënë. Një shqiptar, thonë kështu pasi ne nuk e dimë, - s’jemi informuar ende nga policia sepse ngjarja është në hetim - erdhi me motor me bateri,  nxjerr dy armë e godet drejtëpërdrejtë. Im vëlla del ballë përballë personit për të mbrojtur dy djemtë. E im vëlla vdiq. Po hidhet baltë mbi të vdekurin për të shitur një lajm dhe kjo është skandaloze. Vëllai im ka që në 2000 në Bërdo. Është sipërmarrës ndërtimi me licencë që nuk e kanë diskutuar as policia në Francë dhe as tatimet. Kur pashë komentet se kështu ndodh me bandat. Djali im, nipi dhe vëllai ishin me pica në dorë. Nëse quhet bandë kur je me pica unë jam i irrituar. Unë kam ardhur të hënën këtu pasi mora vesh vdekjen e të vëllait pasi unë jetoj në Bërdo. I pashë edhe këtu portalet dhe gazetat e frances por si vura rëndësi pasi e kuptoj racizmin e tyre sa e morën vesh që janë shqiptar por ama që të godasim njëri tjetrin.. Mirë që na goditën me armë, por të na godasin edhe në këtë mënryë, nuk e pranoj dot dhe nuk më vjen mirë. Nuk ia uroj askujt të ndodhë. Ata janë azilantë personat që ishin present. Ky djali, 25 vjeç thuhet nga policia ka ardhur me dy armë në dorë. Ka goditur drejtëpërdrejtë. I ka thënë. Kush jeni ju? I ka drejtuar armën drejtëpërdrejtë. Vëllai im ka dalë përpara dy fëmijëve për ti mbrojtur. Pa asnjë lloj motivi. As policia nuk ka motiv,”- thotë Saimir Bezhani.

Ylli Bezhani u vra pasi mori 5 plumba në trup. Po ashtu kanë mbetur të plagosur rëndë edhe djali i tij 24-vjeçar dhe nipi 21-vjeçar i viktimës, si dhe një tjetër shqiptar, të cilët po marrin trajtim në spital.


 

Poll

MOS HUMB