Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, qëllohet në drejtim të një pike karburanti

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rastin, ndërsa ende nuk bëhet me dije nëse pronari ishte shënjestër e atentatit.

f.t
Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, qëllohet
FOTO ILUSTRUESE

TROPOJË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur në Fierzë, ku mësohet se është qëlluar në drejtim të një pike karburanti në pronësi të 43-vjeçarit me iniciale Sh.D. Nga të shtënat raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rastin, ndërsa ende nuk bëhet me dije nëse pronari ishte shënjestër e atentatit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB