
VLORË- Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme, 9 gusht, në fshatin Livinë në Bashkinë Finiq duke sjellë djegien e disa kodrave me ullinj. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke iu afruar një zone të banuar, duke i vënë në rrezik këto të fundit. Zjarri po favorizohet nga era, ku nga flakët është përfshirë edhe parkun arkeologjik të Finiqit.
Romeo Çakuli, kryetari i Bashkisë së Finiqit ka kërkuar ndihmën e helikopterit ndërkohë që kanë ndërhyrë edhe zjarrëfikësit e Finiqit, Delvinës dhe Sarandës.
Zona është mbuluar nga tymi, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, nëse ka qenë i qëllimshëm apo jo./ZËRI