Aktualitet

VIDEO/ Vodhi 9 mln lekë në një banesë në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

Sipas autoriteteve, 30-vjeçari ka vjedhur 900 000 lekë të reja në një banesë në rrugën “Mihal Popi”.

I.F
VIDEO/ Vodhi 9 mln lekë në një banesë në Tiranë,
Autori i dyshuar

TIRANË- Një 30-vjeçar nga Bulqiza ka vjedhur një shumë të madhe parash në një banesë në Tiranë. Menjëherë pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe ka arrestuar të riun. Sipas autoriteteve, 30-vjeçari ka vjedhur 900 000 lekë të reja në një banesë në rrugën “Mihal Popi”.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan 2800 euro që janë produkt i veprës penale, gjithashtu iu gjetën edhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.


“Finalizohet operacioni policor i koduar "Vëzhgimi". Vodhi 900 000 lekë të rinj, në një banesë, arrestohet 30-vjeçari.  Sekuestrohen 2800 euro që iu gjetën 30-vjeçarit, gjatë kontrollit, dhe që janë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

Si rezultat u arrestua shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën "Mihal Popi". Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB