Aktualitet

Larje hesapesh! Vritet me thikë shqiptari i dënuar për drogë në Itali (EMRI)

37-vjeçari i armatosur me shkopinj dhe së bashku me 2 bashkatdhetarë të tjerë, shkoi në shtëpinë e një shqiptari të katërt, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit gjatë përballjes së grupeve.

f.t
Larje hesapesh! Vritet me thikë shqiptari i dënuar për drogë
pamje nga arrestimi i Dritan Idrizit

ITALI- Dritan Idrizi, ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në zemër. Burime për mediat italiane bëjnë me dije se Idrizi kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje shqiptare, ku i është dashur të mbledhë një borxh prej 5 mijë eurosh për një punë, e cila dyshohet të ketë lidhje me trafikun e drogës.

37-vjeçari i armatosur me shkopinj dhe së bashku me 2 bashkatdhetarë të tjerë, shkoi në shtëpinë e një shqiptari të katërt, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit gjatë përballjes së grupeve. Fillimisht ka qenë një nga anëtarët e grupit të të ndjerit, që ka sulmuar një grua të familjes ku po kërkohej borxhi. Dyshohet se ajo është goditur me çekiç në kokë. Më pas një person i armatosur me thikë ka goditur Idrizin tre herë në gjoks. Askush nuk është arrestuar deri më tani. Policia italiane po punon në lidhje me zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Përfshirja në trafikun e drogës

Dritan Idrizi alias Dritan Xhepexhiu u arrestua në 5 janar të këtij viti, së bashku me Elion Bejon për trafik droge. Idrizi së bashku me Bejon gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 mijë euro. Pas arrestimit shqiptarët u ekstraduan në Itali për të vuajtur dënimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB