Aktualitet

Degradon sherri në Durrës, plagoset me thikë 64-vjeçari

Mësohet se i lënduari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

I.F
Degradon sherri në Durrës, plagoset me thikë 64-vjeçari
Foto ilustruese

DURRËS- Një konflikt i çastit mes dy personave në Durrës ka degraduar në përdorimin e thikës. Si pasojë një 64-vjeçar është plagosur. Policia ka arrestuar një 45-vjeçar si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje. Mësohet se i lënduari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Pas hetimeve, në vendngjarje është sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për sulmin.

"Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestoi në flagrancë shtetasin R. L., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. P., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës i dyshuar i përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njoftoi policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB