Aktualitet

Vrasja e Valter Fjerzës në Shkodër, vetëdorëzohet në polici autori (EMRI)

Valter Fjerza, 35 vjeç, shkoi në vendngjarje për të sqaruar sherrin por sapo zbriti nga makina u qëllua me armë zjarri nga Klodian Mhilli.

f.t
Vrasja e Valter Fjerzës në Shkodër, vetëdorëzohet
VALTER FJERZA

SHKODËR- Një 24-vjeçar në Shkodër, i shpallur në kërkim për vrasje, është vetëdorëzuar në polici. Klodian Mhilli dyshohet për përfshirjen në vrasjen e Valter Fjerzës, krim i regjistruar në shtator të vitit të shkuar. Valter Fjerza, 35 vjeç,  shkoi në vendngjarje për të sqaruar sherrin por sapo zbriti nga makina u qëllua me armë zjarri nga Klodian Mhilli.

Ndaj tij, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të autorësisë së  ngjarjeve kriminale të ndodhura, si rezultat i kontrollit të territorit për kapjen e  shtetasve në kërkim të dyshuar si autorë të tyre, si dhe falë negociatave të vazhdueshme ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe familjarëve të një 24-vjeçari të shpallur në kërkim për vrasje, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasi:

-K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit V. F., kryer më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka dërguar urdhrin per ekzekutimin e vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkodrës, e cila i ka caktuar 24-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja

Valter Fjerza, 33-vjeç u vra mbrëmjen e 21 shtatorit 2023 në fshatin Hot i Ri të Shkodrës vetëm pak metra larg banesës së tij. I ri po shkonte me makine në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli. Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli kishte lindur për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. 24-vjeçari Mhilli prentedonte se 35 vjecari Fjerza i kishte bllokuar rrugën për të hyrë në banesë. Mhilli, gjatë debatit, ka nxjerrë armën tip kallashnikov dhe e ka lënë të vdekur Valter Fjerzën.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB