Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit! Shtyhet gjyqi për Arbër Paplekajn dhe 8 zyrtarët policorë

Është shtyrë procesi gjyqësoir ndaj Arbër Paplekajt dhe zyrtarëve të tjerë policorë.

D.XH
Vrasja e Pjerin Xhuvanit! Shtyhet gjyqi për Arbër Paplekajn dhe 8
Gjyqi ndaj Arber Paplekaj

TIRANË –  Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të shtyjë procesin gjyqësor, pasi ka vendosur që të ftojë në gjyq avokaten e familjarëve të Pjerin Xhuvanit përmes oficerëve të policisë gjyqësore. “Kërkojmë informacione mbi zhvillimin e aktivitetit të zyrës avokatore të Rezarta Tahiraj (av r trashëgimtarëve të Pjerin Xhuvanit), pasi rezulton me status të pezulluar”, njoftoi Gjykata e Apelit.

Sot u mbajt në Gjykatën e Apelit të Posaçëm procesi gjyqësor ndaj Arbër Paplekaj, akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.  Nën akuzë për shpërdorim detyre, për këtë çështje janë edhe 6 oficerë policor të repartit Shqiponja, si dhe dy ish-drejtorët e policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Paplekaj nuk është paraqitur në gjykatë, por ka dërguar një letër, ku shprehet se nuk dëshiron të marrë pjesë në gjyq. “Dëshiroj që të përfaqësohem nga avokati Mirash Martini”, shkruan Paplekaj, i cili është dënuar me 22 vite burg nga Gjykata e Elbasanit.

Gjykata e Apelit ka konstatuar se të akuzuarit e tjerë përfaqësohen nga avokatët e tyre. Po ashtu, gjykata ka vënë në dukje se janë njoftuar edhe të afërmit e Xhuvanit, si dhe avokatja e tyre. Kjo e fundit ka kërkuar që të njoftohet me adresë dhe jo me celularë. Edhe policja që është plagosur në atë kohë, Xhensila Sota, si dhe Emiliano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Pavllo Vuksani nuk janë paraqitur në gjyq.

Prokurori i çështjes Gent Xholi tha se ka shteruar rrugët më të shpejta, për të njoftuar avokaten e të afërmve të Pjerin Xhuvanit. Ai shtoi se nëse mbrojtja kërkon të njoftohet me adresë dhe jo me telefon, do të bëhet dhe në këtë mënyrë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB