
GJIROKASTËR- Një 30-vjeçare është vënë nën hetim nga Policia e Gjirokastrës këtë të martë pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një vajze duke i hapur llogari false në “Tik Tok”. Sipas Policisë, e reja i kishte hapur 34-vjeçares një llogari në rrjetin social. Nuk dihet ende se çfarë postimesh bënte 30-vjeçarja dhe nëse e ka përdorur për shantazh. Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimit Kirbenetik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Ç., 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për t’i hapur asaj një llogari false, në rrjetin social "Tik Tok"./ZËRI