Aktualitet

Akuzohet për pastrimin e 18.3 mln euro të 'Cosa Nostras', shtyhet sërish seanca për Rezart Taçin

Shkak këtë herë është bërë mungesa e avokates Ilenja Mëhilli.

E.K
Akuzohet për pastrimin e 18.3 mln euro të 'Cosa Nostras',
Rezart Taçi

TIRANË- Është shtyrë sërish seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në ngarkim të biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet se do të pastronte 18.4 mln euro të 'Cosa Notras'-s. Shkak këtë herë është bërë mungesa e avokates Ilenja Mëhilli. Kjo e fundit ka deklaruar se ka probleme shëndetësore.

Gjyqi ndaj Taçit është shtyrë disa herë për shkak se biznesmeni nuk është kapur nga Policia në zbatim të masës së sigurisë “Arrest me burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

SI DO FUNKSIONONTE SKEMA?

Rezart Taçi do të ndihmonte shtetasit italianë që të pastronin dhe të fusnin në banka paratë që vinin nga veprimtari kriminale, e personave që dyshohet se lidhen me mafian e Cosa Nostras. Nga rreth 18 milionë euro që Taçi synonte që ti kalonte nga një bankë ne nivelit të dytë në Shqipëri drejt Zvicrës, ai do të përfitonte rreth 4 milionë euro.

Ka qenë pikërisht Prokuroria e Posaçme, ajo që ka sinjalizuar autoritetet ligjzbatuese italiane për një çështje, ku përveç kunatit dhe ish-truprojës së Taçit në Tiranë, janë përfshirë në hetime nga Antimafia e Palermos, edhe dy italianët: 90-vjeçari Francesco Zummo (i akuzuar dhe hetuar për pastrim parash dhe lidhje me ‘Cosa Nostra-n’) dhe ekonomisti i tij, Fabio Petruzella.

Francesco Zummo, është një nga protagonistët e të ashtuquajturit "thes i Palermos", i cili ka qenë nën hetim nga ish-gjykatësi Giovanni Falcone për lidhje me mafien dhe pastrim parash. /ZËRI

Poll

MOS HUMB