
TIRANË- Një 41-vjeçar i huaj është vendosur në prangat e Policisë Shqiptare pasi ka dalë në rrugë dhe ka bllokuar qarkullimin e mjeteve te rruga e Elbasanit. Teksa qëndronte në mes të rrugës, ai ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç'rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve. Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. I gjithë momenti i arrestimit të tij është xhiruar nga Policia, ndërsa më pas 41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Në lidhje me një video të publikuar në portale ditën e sotme, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin e huaj E. T., 41 vjeç. Ky shtetas ditën e sotme, në Rrugën e Elbasanit, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç'rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve. Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. 41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI