Aktualitet

Vrasja e Hajrizit/ Pranga dy personave që dyshohen se e ndihmuan të arratiset! Daçiç jep DETAJE! Gruaja: Se besoj vdekjen e tij

Bëhet fjalë për Hamide Xhafën.

E.K
Vrasja e Hajrizit/ Pranga dy personave që dyshohen se e ndihmuan të
Faton Hajrizi

MITROVICË E VERIUT- Policia e MItrovicës së Veriut ka arrestuar këtë të hënë dy persona, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës, më 6 korrik të këtij viti. Sipas gazetës “Sinjali”, një prej të arrestuarve është një grua. Bëhet fjalë për Hamide Xhafën. Kjo e fundit është duke u hetuar për veprën penale “arratisje e personit të privuar nga liria&dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”. Ndërkohë personi tjetër është identifikuar me inicialet E.B.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërkohë gruaja e Hajrizit, Liridona Shala ka deklaruar se nuk e bneson vrasjen e tij nga policia serbe pa parë trupin e tij. Shala shtoi se bashkë me familjen e Fatonit kanë kërkuar të shohin trupin e të ndjerit. Ajo shtoi se me Fatonin kishte bërë plane për të ardhmen.

“Ditëlindjen e fundit Fatoni ka qenë me mua, pastaj është dorëzuar. Edhe kur ka qenë në arrati kemi folur. Plani jonë ka qenë që unë të mbetesha shtatzënë dhe me iu kthyer jetës. Nuk e di kush ia mbushi mendjen, që ndodhi kjo që ndodhi dhe sot ai nuk është. Prindërit e tij kanë kërkuar të shohin trupin. Duam të shohim trupin. Nga informacionet që kemi marrë, duhet 2 javë me pru trupin. Edhe ne atë jemi duke kërkuar. Përderisa kemi marrë vesh për vdekjen e tij, akoma nuk jemi duke besuar. Unë mendoj që Fatoni është gjallë. Pa e parë trupin e tij nuk e besoj që ka vdekur. Mediat zakonisht janë duke postuar shumë foto. Besoj që edhe Fatoni gjatë rrugës, gjatë lodhjes, normale që fytyra i është lodhur. Si e kam parë trupin e tij, duket që ai është, por ndonjëherë mediat të bëjnë të dyshosh”, tha Shala në një intervistë për emisionin “Revieë’.

Ndërsa këtë të hënë ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

‘Hetimi është ende në vazhdim, ka shumë pyetje për të cilat ne ende nuk kemi përgjigje dhe kemi qenë në kërkim të tyre. Duhet të përcaktohen qëllimet dhe motivet e Faton Hajrizit. Gjithashtu vëmendje duhet t'i kushtohet edhe vëllait të Fatonit i cili deklaroi se nuk ka lidhje me të. Gjithashtu duhet hetuar se si ka mundësi që vëllai i tij ka ardhur tek ai në Hanover të Gjermanisë dhe i ka vjedhur dokumentet. Dhe ka denoncuar zhdukjen e dokumenteve në momentin e vrasjes dhe nuk I ka thënë asgjë askujt. Ajo që kërkuam nga Gjermania është se si Faton Hajrizi erdhi në Gjermani, nëpër cilat pika kufitare dhe nëse qëllimi i tij ishte të kapte Gjermaninë, për çfarë arsye u kthye në Preshevë dhe erdhi në Loznicë. Përndryshe, mendoj se e vërteta është pak më ndryshe dhe se këtu bëhet fjalë për bashkëfajësinë. Ka shumë politizim, besoj se nuk është vetëm një kriminel që ka ardhur për shkak të veprave kriminale, por diçka tjetër. Faton Hajrizi nuk është larguar i qetë sepse kishte armë me vete”, tha Daçiç.

Nga ana tjetër Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me deklaratat e saj për arratisjet nga burgjet e Kosovës dhe për një deklaratë të dhënë në një nga mediat e Kosovës. Haxhiu kërkoi  sqarime mbi identitetin dhe rrethanat e vrasjes së Faton Hajrizit i dyshuar për vrasjen e policit në Serbi kishte thënë po ashtu se akterë e grupe të caktuara në Serbi po ndihmojnë arratisjet e të burgosurve nga burgjet e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të  deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social  Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Si u vra Faton Hajrizi?

Shqiptari Faton Hajrizi, autori i dyshuar i vrasjes së policit në Serbi, u ekzekutua nga forcat e Policisë serbe të premten e kaluar (19 Korrik). Ekzekutimi ndodhi në rrethinën e Lozicës në afërsi të kufirit me Bosnje e Hercegovinën. Hajrizi ndodhej në arrati në Serbi për shkak të dyshimeve se kishte vrarë dhe plagosur një polic. Sipas zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, Hajrizi nuk i ishte dorëzuar autoriteteve serbe dhe po ashtu kishte qëlluar në drejtim të policisë, këta të fundit kanë reaguar duke e qëlluar Hajrizin për vdekje.

Jeta në burg e Faton Hajrizit dhe 9 arratisjet

Faton Hajrizi në 6 korrik 2024 kreu arratisjen e radhës. Hajrizi ishte i dënuar me 27 vjet burg për vrasjen e një ushtari rus dhe kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare. Kjo është hera e nëntë që ai ikën nga burgu. Në vitin 2000, Faton Hajrizi teksa po shkonte në shkollë pa disa ushtarë, për të cilët mendonte se ishin amerikan ai i’u afrua njërit nga ta për ta falenderuar, për ndihmën që i kishin dhënë Kosovës. Por, në fakt ushtari të cilit i’u afrua Hajrizi ishte një rus. Me të ai nisi një debat derisa në mes të Skenderajt, Faton Hajrizi, ia kishte marr armën ushtarit rus dhe e kishte vrarë. Ai në vitin 2022 ka rrëfyer se ka ikur tetë herë nga burgu e gjitha kjo sipas tij filloj sepse sa ishte i mitur në burg u mbajt i lidhur për krevati duke u keqtrajtuar. Hajrizi kishte treguar se kur kishte kryer vrasjen ishte dorëzuar vetë duke menduar se do ta dërgonin në një burg për të mitur. Kështu vetëm tre ditë pas arrestimit ai ja ka dalur që të ik nga burgu edhe pse me duar në pranga. Ai u dënua edhe për një grabitje të armatosur në Gllogovc, gjatë së cilës plagosi dy policë dhe pronarin e një argjendarie. /ZËRI

Poll

MOS HUMB