Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Burg për Altin Kukaj dhe dy djemtë e tij, banorët: Jemi shokuar

Altin Kukaj dhe dy djemtë e tij Ervis Kukaj dhe Emaurisio Kukaj akuzohen për vrasje në bashkëpunim ndërsa Tomor Zyka akuzohet për përkrahjen e autorëve të krimit. 

E.K
Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Burg për Altin Kukaj dhe dy
Altin Kuka

ROSKOVEC- Gjykata e Fiert caktoi masën “arrest me burg” ndaj autorëve të vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Kurjan të Rroskovecit më 10 shtator. Altin Kukaj dhe dy djemtë e tij Ervis Kukaj dhe Emaurisio Kukaj akuzohen për vrasje në bashkëpunim ndërsa Tomor Zyka akuzohet për përkrahjen e autorëve të krimit. Dy vëllezërit, Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, u ekzekutuan pas një grindjeje që nisi midis fëmijëve. Sherri nisi në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtaj, më pas mbërritur për t’u sqaruar babai i njërit prej fëmijëve që ishin grindur, 49-vjeçari Altin Kuka.

Ndërkohë ngjarja e rëndë tronditi banorët e zonës, të cilët janë shprehur se autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe kanë pasur një marrëdhënie të mirë. Ata thanë se viktimat ishin njerëz të respektueshëm dhe kjo ngjarje i ka shokuar.

“Dy vëllezërit ishin model i shoqërisë, kishin biznese dhe ishin bamirës për Kurjanin dhe Roskovecin. Edhe autori ishte bashkëfshatari jonë, s’dimë çfarë të themi”, tha njëri nga banorët e Kurjanit.

“E mora vesh në televizor, i kemi shokë. Viktimat ishin vëllezër, çuna të mirë. Edhe autori nga fshati është, aty matanë e ka shtëpinë. S’na ka ndodhur ndonjëherë këto gjëra, edhe një pulë kur vritet të dhëmb, jo më dy vëllezër”, tha një tjetër banor.

Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka arritur në sharje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit, që dyshohet se ka qenë së bashku me dy djemtë e tij. 49-vjeçari, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë Fier, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB