
TIRANË- Niku Balla, djali i Enver Ballës ka folur për krimin që tronditi vendin! Vëllai i 33-vjeçarit, Esmerald Balla, i cili vrau me pistoletë të atin, Enver Balla, tregoi se të dy kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Madje shtoi se ishin "si dy shokë”. Në një intervistë të dhënë në emisionin “Me zemër të hapur”, Niku Balla tregoi se pasi kishte kryer vrasjen, Esmeraldi i kishte kërkuar ndihmë për ta gjetur të moshuarin, duke pretenduar se ishte zhdukur.
“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Ishin si me qenë shokë, s’dimë si ka lindur ky konflikt. Erdha për ta gjetur, e kërkova por nuk e gjeta, e kërkova 2 javë, me Polici. Kur ta zbardhë policia, kam njoftuar policinë se më ka humbur babi, shkoja çdo ditë. Nuk punonte fare telefoni atje ku ishte hedhur. Ngela duke shkuar në spitale. Policia nuk e ka zbardhur akoma a shkoi me eskortë ai apo jo, se është familjar. Ti zbulojë tamam, SMS e kam dërguar unë me dorën time, Më kërkoi ndihmë, që ka humbur babai. Ai ka pas pirë ndonjë gotë dhe thashë se çfarë ka ndodhur, Këtë menduam derisa e zbuloi policia ngjarjen,"-tregoi ai.
Lidhur me bashkëpunëtorin e arrestuar, 25-vjeçarin Edison Brahaj, i cili punonte si çoban në fermën e tyre, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen por thjesht është kërcënuar nga i vëllai për t'i fshehur trupin.
“Me sa janë dijeni ai nuk ka lidhje fare, kanë dashur ti presin gishtat me gërshërë. Mendoj se nuk ka lidhje,”- tha ai.
Po ashtu, ka shuar dyshimet se në ngjarje mund të jenë përfshirë edhe familjarë të tjerë. Ndërsa për të vëllanë, thotë se nuk do që të ketë më asnjë kontakt me të.
"Edhe nusja e vëllait, është njeri punëtor. Ajo që na ka rënë neve mos ti ndodhë kujt. Nuk e besoj akoma që është e vërtetë. Atë që ka ndodhur e di vetëm që ai e ka bërë dhe ai që ka ikur. Vëllain nuk e kam takuar, për momentin nuk dua ta shoh në sy. Vëllai tha ‘na ka prerë babai në besë, na mori lekët’. Fitimet i kanë pasur të përbashkëta, kemi pasur një fermë. Babai s'ka pasur arsye ti merrte, dhe unë nga Italia të vija shkoja i merrja. Policia ta zbardhë sepse dua të di çfarë ka ndodhur,”-shtoi ai.
Vrasja e 62-vjeçarit u denoncua si humbje pa gjurmë e viktimës që më 13 gusht, ndërsa më 3 shtator u zbardh vrasja dhe trupi i kufomës u gjet i hedhur në një pus. Bashkë me të birin e viktimës, u arrestua edhe miku i të riut, Edison Brahaj, i cili ndihmoi në fshehjen e kufomës./ZËRI