Aktualitet

Trafikonin pako droge me foton e Pablo Escobar, prokuroria kërkon 200 vite burgim për kartelin italo-shqiptar

Një detaj i veçantë në këtë operacion ishte se shumë nga pakot e kokainës mbanin të stampuar portretin e famëkeqit Pablo Escobar, ish-bosit të kartelit të Medelinit në Kolumbi.

M.M
Trafikonin pako droge me foton e Pablo Escobar, prokuroria kërkon 200 vite
Gianluca Pini

ITALI-  Gjyqi që nisi nga hetimi i DDA-së së Bolonjës, i cili në verën e vitit 2023 çoi në arrestimin e 13 personave me banim në Forli, po i afrohet përfundimit. Mes të akuzuarve është edhe shoferi italian i kamionit, Gianluca Fiore. Për 17 të pandehurit janë kërkuar dënime deri në 20 vjet burg, duke çuar në një total prej rreth 200 vjet burg. Procesi, me procedurë të shkurtuar, përfshin akuza të rënda për trafik ndërkombëtar droge.

Në seancën paraprake, prokurori i DDA-së Bolonjë, Roberto Ceroni, bëri kërkesat për dënim përpara gjykatëses Nadia Buttelli. Organizata italo-shqiptare, me shumicën e anëtarëve që banojnë në Forli, u kap me 114 kilogramë kokainë, 37 kilogramë hashash dhe mbi një milion euro para në dorë.

Një detaj i veçantë në këtë operacion ishte se shumë nga pakot e kokainës mbanin të stampuar portretin e famëkeqit Pablo Escobar, ish-bosit të kartelit të Medelinit në Kolumbi.

Hetimi që çoi në këtë proces kishte filluar me një arrestim në dhjetor 2019 nga Forli Flying Squad dhe u shtri më pas në nivel ndërkombëtar. Gianluca Fiore, pronar i një kompanie kamionësh dhe logjistike, u përfshi në hetime për lidhjet e tij me persona me origjinë shqiptare, disa prej të cilëve kishin dosje të rënda për drogë. Ndaj tij, prokuroria ka kërkuar 14 vjet burg.

Ky proces është pjesë e një linje më të gjerë hetimesh që përfshinë edhe ish-deputetin e Ligës, Gianluca Pini. Ndërsa Pini nuk u përfshi në trafikun e drogës, ai u dënua për episode korrupsioni me një dënim prej një viti, 11 muajsh dhe 14 ditësh me pezullim, në mars 2023./ ZËRI

Poll

MOS HUMB