
TIRANË- Po mbahet para bashkisë së Tiranës, protesta e radhës e opozitës. Protestuesit vijojnë me kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Nuk ka munguar përplasja e qytetarëve me policinë në këtë protestë, pasi kjo e fundit e ka lënë rrugën e hapur për qarkullimin e automjeteve.
Pjesë e protestës së ditës së sotme ishtë edhe Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, i cili u shpreh se qytetrët po paguajnë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk ka ujë dhe taksat e arsimin dhe nuk ka arsim. Ndërsa Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se kreu i SPAK, Altin Dumani nuk po bën gjë tjetër vetëm që po ndan paratë me Erjon Veliajn dhe Edi Ramën. Ai bëri thirrje për përshkallëzim pasi ata janë në protestë për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës.
“Duhet përshkallëzim pasi ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës ndërkohë që ky institucion paguan dhjetra milionë euro për pastrim dhe qytetin e kanë mbytur plehrat. Përpara se ky kriminel të vrasë të ardhmen e të rinjëve ne duhet ti tregojmë vendin Veliajt dhe Dum Dumanit të cilët duan të burgosin liderin e opozitës, i bëjmë thirrje ti thërrasin mendjes pasi do të kenë një fund më të keq se etërit tuaj. Ne do të fitojmë , Tirana do të fitojë, ju do të fitoni," tha Blushi.
Ndëersa Klevis Balliu u shpreh se çdo qytetar e di që Erion Veliaj, Edi Rama, Olta Xhaçka janë hajdutë. Ai shtoi se Veliaj vazhdon sot të jetë në krye të bashkisë së Tiranës vetëm sepse nuk ka drejtësi.
“Në të gjithë diskutimet tona, çdo qytetar e di që Erion Valiaj është hajdut, çdo qytetar e di që Edi Rama është hajdut, çdo qytetar e di që Olta Xhaçka është hajdute, Belinda Balluku është hajdute. Të gjithë dinë që këta janë hajdutë.”
Në këtë protestë nuk mund të mungonte as Adriana e cila me tone të ashpra u shpreh se Rama po përgatit të bëjë luftë në 2025. Sipas saj SPAK po lufton opozitën, Partinë Demokratike dhe Sali Berishën. Gjithashtu nuk nguroi te kujtonte se Rama përmendi vitin 1997 pasi si pas saj ai e di shumë mirë që PD do ti fitojë zgjedhjet.
"Ate gojën çorape që ka Rama do ta mbyllim një herë e mirë dhe do të marrësh përgjigjen e merituar në vitin 2025. Jo më kot ti përmende 1997 ti e di shumë mirë që PD do ti fitojë zgjedhjet dhe ti e përmend që ta trembesh publikun. Rama po përgatit të bëjë luftë në 2025 pasi vetëm kështu ai amnistohet nga vjedhjet që ka bërë. Prej 25 javësh ne kemi bërë shumë pyetje për grupin e strukturuar kriminal. Përse vendimi për një shoqëri private merret dhe printohet nga bashkiak e Tiranës, apo sepse pronar faktik është Veliaj. Përse nuk vepron Altin Dushmani, as dushamët e tjerë të SPAK por i janë qepur si hijena Berishës por ata vetëm sa e lartësojnë liderin e opozitës. Spak është kthyer në shërbim të pushtetit për të luftuar opozitën, Partinë Demokratike dhe Sali Berishën." tha Kalaja.