Aktualitet

Vrasja në Fier/ Zbulohet identiteti i viktimës, Policia në ndjekje të autorit

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka identifikuar autorin e vrasjes dhe është vënë pas tij, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij në informacionin paraprak. 

k.m.
Vrasja në Fier/ Zbulohet identiteti i viktimës, Policia në
Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka identifikuar autorin e vrasjes në Fier. Viktima është identifikuar si Elton Javori, 41-vjeç, i cili deri më tani nuk rezulton të ketë të shkuar kriminale. Gjithashtu Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka identifikuar autorin e vrasjes dhe është vënë pas tij, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij në informacionin paraprak. 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Poll

MOS HUMB