Aktualitet

Aksion i madh në të gjithë vendin, 40 të arrestuar për 'lojërat e fatit'

Dhjetra persona janë arrestuar në të gjithë vendin për lojërat e fatit

E.K
Aksion i madh në të gjithë vendin, 40 të arrestuar për
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksion për lojërat e fatit është ndërmarrë nga Krimi Kibernetik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku janë arrestuar mbi 40 persona.

Ndërkohë nën hetim në gjendje të lire janë vënë rreth 50 persona.

Mësohet se operacioni është shtrirë dhe në disa qytete të tjera të vendit, ku është sekuestruar edhe drogë.

Nga komisariati i Korçës u shoqëruan 15 persona, ndërsa u arrestuan 5 prej tyre. Në komisariatin e Pogradecit, u shoqëruan 5 persona, ndërsa u arrestuan 2 prej tyre, ndërsa 3 të tjerë në gjendje të lirë.

Nga komisariati i Maliqit u arrestua 1 person, ndërsa gjatë kontrollit në lokal i është gjetur edhe një sasi e vogël fishekësh. Edhe në komisariatin e Devollit është arrestuar 1 person. 

Në lidhje me operacionin deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e policisë./Zëri 

Poll

MOS HUMB