Aktualitet

Vrasja e Bujar Nasufit/ Autori e priti 15 minuta...u nis nga një lagje e Kombinatit

Policia dyshon se autori e njihte shumë mirë zonën, pasi në çdo lëvizje që ka bërë nuk ka përdorur rrugën kryesore, por vetëm rrugica alternative.

F.I
Vrasja e Bujar Nasufit/ Autori e priti 15 minuta...u nis nga një lagje e
Bujar Nasufi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Bujar Nasufit, mbrëmjen e 13 Janarit. Raportohet se pas këqyrjes së shumë kamerave të sigurisë, ka rezultuar se autori është nisur nga një lagje e Kombinatit për në Selitë e vogël, aty ku edhe ekzekutoi 57-vjeçarin.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar e ka pritur mbi 15 minuta biznesmenin, i fshehur në një rrugicë pranë banesës së 57-vjeçarit. Policia dyshon se autori e njihte shumë mirë zonën, pasi në çdo lëvizje që ka bërë nuk ka përdorur rrugën kryesore, por vetëm rrugica alternative. Edhe në largim autori i dyshuar me motor ka përdorur një rrugicë shumë pranë vendit ku kreu ekzekutimi për tu larguar dhe më pas ka dalë në kodër Sharrë ku dogji motorin.

Biznesmeni u ekzekutua mbrëmjen e 13 janarit në sy të bashkëshortes së tij. Sapo ajo zbriti nga makina, një person me motor iu afrua të shoqit dhe e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Autori i maskuar kishte pritur prej kohësh para banesës së Nasufit dhe qëlloi në momentin e parë që iu dha mundësia. Nga ajo që është zbuluar deri më tani, Bujar Nasufi ishte një person pa precedent penalë por njihej si biznesmen dhe kishte në zotërim një mobileri. Biznesin e administronte bashkë me të vëllanë, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës ku dhe ndodhi vrasja./ZËRI

Poll

MOS HUMB