
TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë ambientet e Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin, i cili këtë të premte u përgjak dhe u kthye në skenë krimi pasi Sokol Mjaçaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Siç mund të shihet Policia, është e gjitha në gatishmëri, ndërsa shihet një numër i lartë efektivësh që po mbikqyrin zonën. Arma që do vriste Arben Lleshin brenda ambienteve të burgut ishte siguruar nga persona jashtë tij ndërsa ishte futur brenda me dron.



Mister mbetet personi apo personat që ndihmuan Sokol Mjaçajn në këtë krim ndërkohë që ende nuk dihet as se kush është porositësi i krimit. Në këto momente Sokol Mjaçaj po merrte në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit nga Prokuroria.
Pas krimit Sokol Mjaçaj mori peng dhe stafin e kuzhinës së burgut ndërsa pas negociatave dhe mbërritjes së ekipeve të RENEA-s ai është vetëdorëzuar. I plagosuri Indrit Shaqja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjasat janë që vrasja e Arben Lleshit të ketë lidhje me sagën e hakmarrjes mes familjeve Lleshi dhe Hoxha, e cila deri më tani ka regjistraruar 4 viktima (5 nëse konfirmohet që Lleshi është vrarë me porosi të tyre). Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëmm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjaçaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit. Mjaçaj do të tranferohej në sektorin “41 biss”, por nuk iku pa mbyllur misionin./ZËRI