Aktualitet

POROSIA u krye! Kush e 'urdhëroi' ekzekutimin e Arben Lleshit, 'zbërthehet' Sokol Mjaçaj

Një armë, e cila u fut me dron, i mori jetën Arben Lleshit, i dënuar për vrasjen dhe më pas, djegien e Agim Hoxhës brenda një makine në Britaninë e Madhe.

k.m.
POROSIA u krye! Kush e 'urdhëroi' ekzekutimin e Arben Lleshit,
Sokol Mjaçaj dhe Arben Lleshi

TIRANË- Vetëdorëzohet Sokol Mjaçaj, i dënuari me burg përjetë, i cili kreu një vrasje brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit në Peqin. Një armë, e cila u fut me dron, i mori jetën Arben Lleshit, i dënuar për vrasjen dhe më pas, djegien e Agim Hoxhës brenda një makine në Britaninë e Madhe. Ndërsa i plagosur nga përplasja e nisur në ambientet e ajrimit të burgut ka mbetur edhe Indrit Shaqja, por deri më tani raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Pas neutralizimit të tij, Mjaçaj ka pranuar të flasë me hetuesit dhe të tregojë se cili është personi që i ka dërguar armën me dron brenda ambienteve të burgut të Peqinit. Gjithashtu, hetuesit duhet që të zbulojnë porositësin e vrasjes së Lleshit dhe mënyrën sesi kanë rënë në kontakt me të dënuarin tjetër.

E gjitha pa rënë në sy të autoriteteve të burgut, të cilët duhet që të mbajnë nën vëzhgim të gjithë të dënuarit, shumica prej tyre janë persona me rrezikshmëri të lartë. Duke shënuar kështu një precedentë që nuk ka ndodhur më parë, që një i burgosur në një burg të sigurisë së lartë, të mund të kryejë një vrasje të porositur brenda ambienteve të burgut duke e çuar në fund misionin e marrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB