Aktualitet

Revolta dhe vrasja në Burgun e Peqinit/ Manja: Të gjitha burgjet kalojnë në sigurinë më të lartë

Manja ka urdhëruar që të gjitha burgjet në vend të kalojnë në gjendje gatishmërie të lartë. 

E.K
Revolta dhe vrasja në Burgun e Peqinit/ Manja: Të gjitha burgjet
Burgu i Peqinit

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqen. Ky i fundit mori një plumb në këmbë. Manja ka urdhëruar që të gjitha burgjet në vend të kalojnë në gjendje gatishmërie të lartë. 

Ndërkohë raportohet që ai është nisur drejt Burgut të Peqinit. Ky i fundit deri më tani është në duart e forcave RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë blinduar veten pas skandalit të cënimit flagrant të sigurisë. Sokol Mjacaj pas ngjarjes, mori peng stafin e kuzhinës së burgut, ndërsa mësohet se është vetëdorëzuar. 

Në këto momente ai po merret në pyetje. Dyshohet se Mjacaj ka marrë urdhër për vrasjen e Arben Lleshit, ndërsa arma e krimit është futur brenda me dron./ZËRI

Poll

MOS HUMB