Aktualitet

Vrau Arben Lleshin brenda burgut të Peqinit, Sokol Mjacaj merret në pyetje në Policinë e Elbasanit

Mësohet se në këto momente ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Nuk dihet ende se kush porositësi për vrasjen e Arben Lleshit.

E.K
Vrau Arben Lleshin brenda burgut të Peqinit, Sokol Mjacaj merret në
Sokol Mjacaj

TIRANË- Ka qenë vetë Kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi ai që ka negociuar me Sokol Mjacajn për dorëzimin e tij pas revoltës në Burgun e Peqinit, ku vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shqen. Mësohet se në këto momente ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Nuk dihet ende se kush porositësi për vrasjen e Arben Lleshit.

Burgu i Peqinit deri më tani është në duart e forcave RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë blinduar veten pas skandalit të cënimit flagrant të sigurisë. Sokol Mjacaj pas ngjarjes, mori peng stafin e kuzhinës së burgut./ZËRI

Poll

MOS HUMB