
GREQI – Policia greke ka ndaluar pesë persona, që dyshohet se janë vrasësit e dy biznesmenëve grekë, Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis. Efektivët helenë kanë kryer kontrolle edhe në banesa, ku kanë gjetur edhe armë të kalibrit të rëndë. Mes armëve të sekuestruara janë edhe kallashnikovët.
Në total, tre persona janë arrestuar për vrasjet e Skaftouros dhe Rouberis, ndërsa dyshohet se tetë persona në total janë të përfshirë në ekzekutime. Prej të dyshuarve, njëri është grek, tjetri shqiptar dhe të tjerët nga Gjeorgjia. Dy prej tyre ndodhen në burg, ndërsa dy të tjerë janë arratisur jashtë vendit dhe ndaj tyre ka një fletë arresti ndërkombëtar.
Këta persona dyshohet se janë të përfshirë në rastet e vrasjeve me pagesë, por ka mundësi të mëdha që të kenë kryer ekzekutimet për hesapet e tyre dhe nuk kanë qenë thjesht ekzekutorë kundrejt pagesës. Në fshehtësi të plotë, policia arriti dje të vendosë në pranga dy vrasës të pamëshirshëm të Yannis Skaftouros dhe Vassilis Roubetis, teksa kanë arrestuar dhe një të tretë. Policia ka arritur të lokalizojë vendin, ku të dyshuarit mbanin armët e tyre. Mbetet i panjohur personi që ka dhënë urdhrin për ekzekutimet. Dyshohet se vrasësit e dyshuar kanë kryer edhe një tjetër ekzekutim të një shtetasi nga Gjeorgjia. Mesa duket, të arrestuarit janë duke u hetuar edhe për ekzekutimin e Vangelis Zampounis në Neos Kosmos.
Gabimet e vrasësve
Arrestimet janë bërë nga gabimi i njërit prej dy vrasësve, të përfshirë në ekzekutimin e Skaftouros. Më pas autorët kanë përdorur një motoçikletë, të cilën e gjetën autoritetet. Pas një hetimi të plotë, u gjet një gjurmë gishti të njërit prej ekzekutuesve.
Kronika e vrasjes së Yannis Skaftouros
Kujtojmë se 53-vjeçari Yiannis Skaftouros u vra në Skourta të Beotisë, ai kishte aktivitete dhe bashkëpunëtorë në Atikë, Zakynthos, Mykonos, Bullgari dhe Qipro. Ai konsiderohej si një nga drejtuesit kryesorë të “Mafias Greke”. Ai njihej me pseudonimin "Xhaxhai" dhe ishte krahu i djathtë i famëkeqit Vassilis Stefanakos, i cili u vra në vitin 2018. Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i Panagiotis Vlastos dhe u akuzua për rrëmbime, më e famshmja prej të cilave ishte ajo e pronarit të anijeve, Perikli Panagopoulos. Ai dyshohet se kishte porositur vrasje dhe ishtë i përfshirë në raste të zhvatjeve.
Kush ishte Skaftouros?
Emri i Yannis Skaftouros ishte caktuar nga policia në grupin drejtues të krimit të organizuar. Ai ishte akuzuar për rrëmbime, zhvatje, shpërthime dhe sulme të armatosura. Më e famshmja prej tyre kishte të bënte me rrëmbimin e Perikli Panagopulos, një rast për të cilin ai u dënua në shkallë të parë dhe u lirua në shkallën e dytë të gjykatës. Në qershor 2018, ndaj tij u bë një atentat brenda burgut të Korydallos, ku ndodhej në burg. Autorët ishin pjesëtarë të mafies së burgjeve që donin ta vrisnin, por nuk ia dolën.
Yannis Skaftouros u lirua nga burgu rreth dy vjet më parë. “Takimi” i tij i fundit me policinë u zhvillua në shkurt 2020 në Glyfada. Aty gjatë një kontrolli të rastësishëm nga punonjës policie të ekipit të DIAS, atij iu gjet një pistoletë e paligjshme, si dhe një radio e akorduar në frekuencën e Policisë. Nga kontrolli u zbulua se Yannis Skaftouros po ecte i armatosur, ndërsa me vete kishte edhe një thikë.
Vrasja e Rubetis
Vrasja e Vassilis Roubetis ishte një ekzekutim i dyfishtë që ndodhi në qershor 2023 në Korydallos. Vrasësit arritën që për një minutë të marrin dy jetë njerëzish dhe kjo u pa në një video, të regjistruar nga kamerat e sigurisë. Mesa duket autorët kishin planifikuar edhe detajin më të vogël.
Sipas informacioneve të MEGA-s, një kamera sigurie, e vendosur në fund të garazhit përdhesë, ku dy viktimat synonin të parkonin xhipin që përdornin gjatë javëve të fundit, teksa i tyre ishte në punishte, ka regjistruar momentin e vrasjes të 30-vjeçarit dhe 35-vjeçarit. Sapo kanë arritur në hyrje të garazhit, pasagjeri 30-vjeçar ka zbritur nga makina, pasi mjeti që përdornin ishte disa centimetra më i lartë se ai i mëparshmi.
Në momentin që 30-vjeçari ka tentuar të shtyjë derën e garazhit, është shfaqur një burrë i panjohur, i cili nuk dukej i veshur me mbulesë ose kapuç dhe filloi ta qëllonte me kallashnikov. Më pas 30-vjeçari ka nisur të lëvizë për të hyrë në bodrum, por nuk ka mundur ta bëjë këtë, pasi agresori e ka ndjekur duke vazhduar ta qëllojë.
Në të njëjtën kohë, në video shfaqet edhe agresori i dytë, i cili gjithashtu nuk kishte maskë, dhe ka hapur zjarr ndaj drejtuesit të xhipit 35-vjeçar. Pak sekonda më vonë, autori i parë kthehet mbrapa dhe duke hapur derën e pasagjerit, ai fillon të qëllojë 35-vjeçarin. E gjitha kjo është regjistruar në videon e kamerës së sigurisë së garazhit, por pa treguar mjetin e arratisjes së autorëve, ku ELAS po vijon hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e tyre, duke pasur si busull orientimi materialin vizual./Newsboomb- ZËRI/