Aktualitet

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e opozitës

Sot është fjala që Gjykata Kushtetuese të thojë fjalën e saj në lidhje me marrëveshjen, që u prit me kritika në vend dhe jo vetëm

E.K
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Kushtetuesja shqyrton
Rama Meloni

TIRANË- Do të mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e kërkesës së grupit parlamentar të opozitës, për anulimin e marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe homologes së tij Georgia Meloni, për të sjellë ngritur në Shqipëri kampe për emigrantët.

Opozita kërkoi që seanca e sotme të mbahej me dyer të hapura, por një kërkesë e tillë u refuzua nga Kushtetuesja. Për Gazment Bardhin e opozitës kjo tregon një mungesë të theksuar transparence për vendimin që do të merret.

Marrja në shqyrtim e kësaj padie nga ana e Gjykatës Kushtetuese, solli automatikisht shtyrjen e votimit të saj në Kuvend, që ishte parashikuar që të kalonte në fund të muajit Dhjetor.

30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Që pas firmosjes së marrëveshjes në Romë nëntorin e vitit të shkuar, ekspertë vendas dhe të huaj u shprehën skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Kritikat për marrëveshjen

Sipas Dorian Matlisë, jurist dhe drejtues i qendrës ligjore "Res Publica”, aspekti i parë ka të bëjë me abuzimin e parimit të ekstra-territorialitetit. "Në rastin konkret, Shqipëria do të jetë pjesë e shtetit Italian, dhe jo më e shtetit shqiptar. Që do të thotë që do të aplikohet legjislacioni Italian. Çdo gjë që ka të bëjë më të drejtat civile, trajtimet e veprave penale që mund të ndodhin aty, gjithçka do të jetë në zbatim të ligjit Italian.

Ky parim zbatohet zakonisht vetëm për rastet e ambasadave, që janë territore të vogla, të kontrolluara dhe me njerëz që janë të akredituar nga shteti i tyre por nuk përdoret për të sjellë një numër të madh refugjatësh, kur nuk ke asnjë informacion se çfarë kontigjenti janë, sepse mund të ketë njerëz shumë të mirë por edhe njerëz të kontigjentit kriminal” – analizon ai për Deutsche Welle.

Kjo, sipas Matlisë, mund të konsiderohet edhe "tokë e humbur”. "Shteti tjetër e shndërron në kamp atë territor dhe bën me të ç'të dojë. Zëre se e jep me koncension atë territor, por një koncension pa afat” – shprehet eksperti ligjor Matlija.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB