Aktualitet

I përgjumur në timon? 64-vjeçari humb drejtimin e automjetit në Vorë, ndërron jetë

Policia shprehet se burri mund të ketë humbur kontrollin e makinës për shkak të përgjumjes ose problemeve shëndetësore.

D.XH
I përgjumur në timon? 64-vjeçari humb drejtimin e automjetit
Aksident ne Vore

VORË-  Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mëngjes në Vorë. Policia njofton se shtetasi A.A, 64 vjeç, në rrugën e fshatit Muçaj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe ka rënë në kanal. Uniformat blu shprehen se burri mund të ketë humbur kontrollin mbi makinën që drejtonte, për shkak të pagjumësisë ose problemeve shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje./ZËRI/

Poll

MOS HUMB