Aktualitet

Digjet 40-vjeçari në një kasolle bagëtish në Leskovik

Viktima është një burrë rreth 40 vjeç.

D.XH
Digjet 40-vjeçari në një kasolle bagëtish në Leskovik
Merr flake kasollja

LESKOVIK – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Oseckë të Leskovikut.

Një person mësohet se është djegur brenda një kasolleje bagëtish. Viktima është një mashkull rreth moshës 40-vjeçare. Ka qenë vëllai i viktimës që ka lajmëruar policinë për vdekjen e 40-vjeçarit.

Vëllai ka deklaruar në komisariat se ka qenë gjatë mbrëmjes së djeshme së bashku me 40-vjeçarin duke konsumuar alkool dhe se pas kësaj, viktima ka shkuar në kasolle. Pikërisht në kasolle, dyshohet se burri ka ndezur zjarr, që më pas është shpërndarë kudo, ndërsa viktima është djegur brenda ndërtesës.

Shkak për rënien e zjarrit në kasolle dyshohet se është lënia ndezur e një qiriu./ZËRI/

Poll

MOS HUMB