
BRITANI- Alberto Loka, Riza Manuka dhe Besard Muça, kanë rënë këtë të mërkurë në prangat e Policisë britanike pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Ata u kapën të fshehur në papifingon e një banese që e kishin kthyer në një “shtëpi bari”, në Darlington. Ndërsa efektivët sekuestruan në cilësinë e provës materiale 51 rrënjë kanabis. Nëse do të dilte në treg, droga do kapte vlerën e rreth 30 mijë paundëve.
Autoritetet u munduan të zhbllokonin telefonin e Lokës, por ishte e vështirë pasi ishte me kod. Ndërsa në telefonat e tjerë (Manukës dhe Muçës) kishte biseda që vërtetonin aktivitetin e tyre kriminal.
Chris Baker, avokati i Lokës, tha se klienti i tij ishte një emigrant i paligjshëm që e kishte pranuar fajin në rastin e parë. Ndërsa avokati Shaun Dryden, që përfaqësonte Muçën, tha se klienti i tij kishte qenë në vend për rreth 12 muaj në mënyrë të paligjshme përpara se të arrestohej dhe të lihej në paraburgim./ZËRI