Aktualitet

Vranë babanë e tyre, Apeli lë në burg 3 fëmijët e Pëllumb Metës

Fëmijët i kanë qëndruar versionit të tyre, se personi që ka qëlluar babanë është Hygerta Meta

E.K
Vranë babanë e tyre, Apeli lë në burg 3 fëmijët e
3 femijet e Pellumb Metes

DURRËS- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët akuzohet se kanë vrarë babanë e tyre, në muajin shkurt të këtij viti. Apeli la lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke lënë në burg Hysen dhe Amarildo Metën, si dhe vajzën, Hygertën.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se Hysen dhe Amarildo Meta kishin kërkuar masën e detyrimit te paraqitjes, por kjo kërkesë e tyre është hedhur poshtë nga Gjykata, derisa hetuesit të dalin në përfundimin për rolin që secili prej fëmijëvë ka pasur në vrasje.

Fëmijët i kanë qëndruar dëshmive që kanë dhënë në seancën në shkallën e parë, ku thanë se vrasësja e babait është 19-vjeçarja Hygerta Meta, dhe jo Hyseni, i cili kishte marrë përsipër fajin fillimisht.

Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi ka dyshime se dhe ajo ka qenë në dijeni të krimit. Por është e paqartë se kush e ka tërhequr këmbëzën. Fillimisht vrasjen e mori përsipër Hygerta, por Policia arrestoi edhe të vëllanë e saj Hysenin.

Në momentin kur dolën para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurise, Hygerta mori sërish përsipër vrasjen, duke shfajësuar vëllezërit e saj. Hysen dhe Amarildo Meta po mbahen në ambientet e paraburgimit në Durrës, ndërsa Hygerta Meta në burgun e vrave në Tiranë. Sipas 19-vjeçares, ajo e vrau babanë pas konflikteve të vazhdueshme që ata kishin me njëri tjetrin, ndërsa ka dëshmuar se ajo dhe nëna e saj dhunoheshin vazhdimisht prej Pëllumb Metës. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB