
DURRËS- Ka dalë ekspertiza e armës që u gjet në një pell me ujë në sektorin Rinia në Durrës, nga e cila është provuar se është pikërisht arma me të cilën u qëllua Pëllumb Meta.
Laboratori shkencor në Tiranë, ka çuar përgjigjen në Prokurorinë e Durrësit, ku sipas ekspertizës balistike të pistoletës TT Mod-54, është konfirmuar se është pikërisht kjo arma me të cilën është kryer krimi.
Ndërkohë dy djemtë e Pëllumb Metës, Hysen dhe Amarildo Meta qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë.
Që të tre vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me vrasjen e babait. Sipas qëndrimit të tyre, ekzekutorja e Pëllumb Metës është vajza Hygerta, ndërkohë që më herët, një ditë pas zbulimit të vrasjes, kishte qenë Hysen Meta ai që kishte marrë përsipër krimin e rëndë.
Ekspertët nuk kanë arritur ende në përfundimin se cili nga fëmijët e ka vrarë babanë e tij.
/ZËRI